Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pepe drejt kampionatit francez

Pepe është afër transferimit te Paris Saint-Germaini me kontratë njëvjeçare, pasi kontrata e tij me madrilenët përfundon në fund të këtij muaji.

ESPN-ja raporton se mbrojtësi portugez e dëshiron kalimin në kampionatin francez, pasi nuk e ka vazhduar kontratën me 12 herë kampionin e Evropës, transmeton KTV.

Kontrata njëvjeçare mund të vazhdohet më pas edhe për një vit dhe nëse arrihet kjo marrëveshje, 34-vjeçari do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të udhëtojë në Francë pas

Kupës së Konfederatave.

Pepe me Real Madridin i ka fituar tri Liga të Kampionëve e tri La Liga në mesin e 13 medaljeve që i ka fituar gjatë qëndrimit për një dekadë në kryeqytetin spanjoll.