Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet ish-kapiteni i Celticut

Ish-kapiteni i Celticut, Scott Brown, është pensionuar nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Mesfushori luajti plot 787 ndeshje për skuadrën e Hibernianit, Celticut dhe Aberdeenit në karrierën e tij 19-vjeçare.

Mesfushori po ashtu fitoi 23 trofe të mëdha.

Lëvizja më e madhe e tij ishte kur mori rolin e lojtarit dhe trajnerit te skuadra e Aberdeenit.

Megjithatë, këtë skuadër e la pas vetëm nëntë muajsh.

Për Përfaqësuesen e Skocisë, Brown ka luajtur në 55 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm