Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet Skrtel

Martin Skrtel është pensionuar nga futbolli aktiv. Mbrojtësi 37-vjeçar i dha fund karrierës pasi u kthye në shtëpi te Spartak Ternava.

Në karrierën e tij ka fituar katër herë çmimin e lojtarit sllovak të vitit. Ka qenë kampion i Rusisë me Zenitin dhe i Turqisë me Basakshehirin.

Mbrojtësi sllovak karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, ku i kaloi tetë edicione duke regjistruar 320 paraqitje midis vitit 2008 dhe 2016. Në gusht të vitit 2019, Skrtel u transferua në Atalanta, për t’u larguar tri javë më vonë dhe pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.