Albert Bunjaku i ka dhënë fund karrierës si futbollist. Njoftimin për tërheqjen nga futbolli Bunjaku e ka bërë të ditur të martën në rrjetet sociale. Ai ka thënë se vendimi për t’u pensionuar nuk ka qenë i lehtë.
“Nuk është e lehtë për mua të heq dorë nga pasioni im, futbolli. Por në një moment vjen koha”, ka shkruar në “Instagram”.
Bunjaku 38-vjeçar së fundi luajti te skuadra e Kategorisë së Katërt të Gjermanisë, Bonner.
Bunjaku para se t’i bashkohej Kosovës ka luajtur gjashtë ndeshje për përfaqësuesen e Zvicrës.
Për Kosovën luajti tri ndeshje. Me Zvicrën luajti 13 minuta në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Kilit në Botërorin e viti 2010.
Bunjaku gjatë karrierës ka luajtur edhe 48 ndeshje në Bundesligën gjermane duke shënuar 13 gola për Nuernbergun.
-
Bunjaku: Fituam finalen e vogël, ta fitojmë edhe finalen e madhe
-
Bunjaku thotë se Kosova do të jetë forcë në turne të mëdhenj
-
Bunjaku flet për lojtarët me shtetësi të dyfishtë: Vendim i vështirë
-
Lojtari i njohur argjentinas konfirmon fundin e karrierës ndërkombëtare
-
Mahrezi i jep fund karrierës ndërkombëtare