Para Kupës Sudamerikane dhe ligës lokale, skuadra uruguaiane Penarol ka transferuar futbollistë të rinj.
Njëri prej tyre duket thuajse i ngjashëm me Edinson Cavanin. Por në fakt është 28-vjeçari Ruben Bentancourt, i cili ka shumë ngjashmëri me sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Uruguait.
Bentancourt i bashkohet Penarolit nga skuadra tjetër e Uruguait, Boston River.
Me këtë të fundit i realizoi 14 gola në 35 ndeshje. Karrierë ka bërë edhe në Itali tek Atalanta dhe Bologna.
Bentancourt u lind në qytetin Salto, njësoj si Cavani.
Artikuj të ngjashëm