Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pele beson se Liverpooli do të shpallet kampion

Liverpooli i humbi dy pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Evertonit, duke i dorëzuar Manchester Cityt kreun e renditjes së Premier Ligës.

Megjithatë, ish-futbollisti legjendar brazilian, Pele, ende beson se skuadra e Jurgen Kloppit do të shpallet kampione e Premier Ligës në fund të sezonit.

Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e Premier Ligës dhe tifozët e klubit kishin besuar se këtë ecuri të keqe do ta përfundonin këtë sezon.

Mirëpo, ata tani e kanë humbur kontrollin dhe duhet të shpresojnë se Manchester City do t’i humbasë disa pikë në ndeshjet e ardhshme, transmeton kp.

“Unë besoja se Liverpooli do ta fitojë titullin e Premier Ligës, që nga fillimi dhe ende besoj se mund ta arrijnë këtë gjë”, ka shkruar Pele, në llogarinë e tij në Twitter.