KB Peja ka regjistruar fitoren e tretë rresht këtë sezon në Superligën e Kosovës në basketboll, derisa Ylli pas dy fitoreve, ka pësuar humbjen e parë.
Peja të mërkurën mbrëma, triumfoi në udhëtim ndaj Ponte Prizrenit me rezultatin 90:74 në ndeshjen e xhiros së tretë.
Qendra Amel Kuljuhoviq ishte më i dalluari te Peja me 21 pikë, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Dardan Berisha (16).
Te Ponte Prizreni më efikasit ishin Arti Hajdari e Ty Nichols me nga 19 pikë të shënuara për kokë.
Ndërkohë, Ylli është mposhtur në Mitrovicë nga Trepça (71:70), që regjistroi fitoren e parë këtë sezon.
Edhe
Trepça e pandalshme, e fiton gjysmëfinalen e parë
Amerikani Mojeed Ewuosho ka udhëhequr Trepçën drejt këtij triumfi. Ai ndeshjen e mbylli me 20 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime. Tek Ylli, u veçua Cody John (22).
Në kuadër të xhiros së tretë, të enjten do të zhvillohen edhe dy duele tjera: Rahoveci – Sigal Prishtina dhe Bashkimi – Vëllaznimi, që nisin prej orës 19:00