Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja nuk lejon befasi në duelin me Rahovecin

Peja nuk ka lejuar befasi në duelin ndaj Rahovecit në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së basketbollit kosovar.

Pejanët të shtunën në palestrën “Karagaçi” fituan ndaj Rahovecit me rezultatin 82:76.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peja që kishte dy disfata të njëpasnjëshme, nga Bashkimi e Trepça, u befasua në fillim të pjesës së parë.

Hasi në rezistencë nga vizitorët, që në pushim shkuan me shtatë pikë dallim, 49:42, pas serisë së suksesshme prej 9:0.

Në periudhën e tretë, Rahoveci mbajti epërsinë e tetë pikëve, por “verdhezinjtë” u rikthyen në lojë, duke e barazuar rezultatin dhe duke e mbyllur këtë pjesë të lojës, 61:61.

Çereku i fundit ishte vendimtar në fitoren e pejanëve.

Arti Hajdari ishte prej më meritorëve që Peja arriti këtë sukses. Shënoi 30 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Kontribut të madh në fitore dha edhe Jalen Tate me 24 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Te Rahoveci u dallua Jack Pagenkopf me 29 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, Peja ka 14 fitore e shtatë humbje dhe renditet në vendin e tretë me 35 pikë.

Rahoveci i fundit ka 23 pikë. Humbja nga Peja ishte e 19-ta sezonale, krahas dy fitoreve.