Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja njofton se në ndeshjen me Trepçën megjithatë do të ketë shikues

Ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e basketbollit në mes të Pejës dhe Trepçës megjithatë do të luhet me shikues në tribuna. Fillimisht Peja është dënuar që dy ndeshjet e ardhshme si vendas t’i luaj pa praninë e shikuesve.

Por të mërkurën mbrëma Peja ka njoftuar se vendimin e kaa ndryshuar Komisioni i Arbitrazhit. Do të lejohet mbushja e një të katërtës së palestrës me shikues.

“Komisioni i Arbitrazhit ka aprovuar pjesërisht ankesën e KB Peja, duke lejuar 25 për qind të kapacitetit të sallës. Biletat dalin nesër dhe janë në numër të limituar”, ka njoftuar Peja.

Ndeshja Peja – Trepça është të enjten mbrëma në “Karagaçi”.

Trepça udhëheq 2:1.