Sport

Peja merr edhe Dion Sheqirin

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, ka prezantuar edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për qendrën Dion Sheqiri. 19-vjeçari deri më tani ka luajtur në Itali. Ishte pjesë e skuadrës Trieste.

Sheqiri ka qëndruar disa vjet në Itali, ndërsa më herët ishte te Kerasan Prishtina. Tani do të luaj për kampionen e Kosovës.