Basketbollisti mitrovicas, Samir Zekiqi, karrierën e vazhdon te klubi i Pejës. Zekiqi ditë më parë është ndarë me Trepçën dhe ka vendosur ta pranojë ofertën e Pejës. Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe disa skuadra tjera të Superligës.
Zekiqi te Trepça nuk ka luajtur shumë, ndërsa pritet të ketë hapësirë më të madhe te Peja.
Zekiqi pritet të luajë nga fillimi i vitit tjetër për ekipin pejan. Ai është pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe kryesisht luan në pozitën katër.
Artikuj të ngjashëm