Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja forcohet me amerikanin Arnett

Basketbollisti amerikan Alan Arnett është përforcimi më i fundit te KB Peja.

Skuadra pejane ka njoftuar të mërkurën se Arnett së shpejti do t’i bashkohet ekipit për sezonin 2021/22. Arnett ka bërë karrierë në elitën e basketbollit në Bullgari, Ukrainë, Sllovaki e Greqi.

Amerikani 196 centimetra luan në pozitën e organizatorit.