Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja, finalistja e parë në basketboll

Peja ka mposhtur Yllin në Suharekë për të siguruar plasmanin në finalen e plejofit në Superligën e Basketbollit të Kosovës. Skuadra pejane u kualifikua në finale pas triumfit në serinë gjysmëfinale me rezultat 3:1.

Në ndeshjen e katërt, “Shqiponjat” triumfuan 100:90 në palestrën “13 Qershori”. Drejt fitores pejanët marshuan qysh në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 30:13. Epërsinë e shtuan edhe për një pikë në çerekun e dytë.

Rikthimin Ylli u përpoq ta bënte në çerekun e tretë kur fitoi 38:25, por në fund Peja arriti ta mbante epërsinë për fitoren e tretë dhe plasmanin në finale.

Te Peja lojtarët më efikase ishin Arian Qallaku me 22 pikë, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Waldow, Tate, Joseph, Veseli e Thomas.

Te vendasit Bashir Ahmed i realizoi 21 pikë.

Në finale, Peja do të përballet me fituesin e duelit Prishtina-Trepça. Aktualisht, Prishtina po udhëheq në seri me rezultatin 2:1.