Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja, “e mallkuar” për të qenë e dyta

Gjithçka ishte gati për festë. Tifozët e Pejës kishin shpërndarë nëpër palestër fanella të zeza me mbishkrimin e verdhë "Peja Champion - 3:2", shkruan sot Koha Ditore.

Rezultati në serinë finale të plejofit të Superligës ishte 2:2. Peja, ndeshjen e pestë dhe vendimtare e luante në terrenin e vet kundër Prishtinës. Priteshin fitorja dhe festa e madhe në "Karagaç".

Por Prishtina nuk lejoi këtë, siç kishte bërë edhe në shumë raste.

Prishtina fitoi titullin në Pejë, ndërkohë tifozët e Pejës mbuluan fanellat me mbishkrimin "Champion". Ndodhi kjo stinorin e shkuar.

Për tifozët e Pejës ishte e dhimbshme, por jo diçka e pazakontë.

Edhe Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe Basketboll 2 muaj më parë Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.