Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tensione në ndeshjen Peja – Trepça

Në palestrën “Karagaçi” po zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Pejës dhe Trepçës.

Peja e ka fituar çerekun e parë me rezultatin 23:12. Palestra është e stërmbushur me shikues, por tribuna prapa njërit kosh është ende e zbrazët.

Në të pritet të vendosen tifozët mitrovicas. Në fakt pas çerekut të parë kanë hyrë pak tifozë mitrovicas dhe menjëherë janë shfaqur tensione. Është dashur edhe intervenimi i policisë.

Raportet mes dy grupeve të tifozëve janë acaruar së fundi.

Artikuj të ngjashëm