Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Pedro Rodriguez, është kthyer në Angli pas tronditjes në kokë dhe lëndimeve në fytyrë që mori të shtunën në ndeshjen që Chelsea e fitoi 3:0 ndaj Arsenalit, të luajtur në Kinë, raportoi BBC-ja të dielën.
Pedro 29-vjeçar u dërgua në spital pas një përplasjeje me portierin kolumbian të Arsenalit, David Ospina, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai tash do të kthehet në Londër për kontrolle të tjera”, është thënë në komunikatë të Chelseat. Pedro ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke thënë se çdo gjë është në rregull.