Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedri do të mungojë për një muaj

Skuadra e Barcelonës do të jetë të paktën për një muaj pa mesfushorin Pedri, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit.

Ai u lëndua në barazimin e Barcelonës 2:2 kundër Manchester Unitedit të enjten mbrëma në kuadër të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Pedri u zëvendësua në fund të pjesës së parë pasi lëndoi kofshën e muskulit të këmbës. Sipas mediumeve spanjolle, Pedri nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri muajin e ardhshëm.

Shkaku i këtij lëndimi Pedri do t’i mungojë Barcelonës në shtatë ndeshjet e ardhshme, përfshirë edhe atë ndaj Real Madridit në Kupën e Spanjës.

20-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç te Barça këtë sezon, ku ka realizuar 7 gola në 30 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm