Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavarësisht dënimit, Fagiolit mund t’i vazhdohet kontrata

Juventusi po e mendon vazhdimin e kontratës me të suspenduarin Nicolo Fagioli, i cili ka marrë dënim prej shtatë muajsh për përfshirje në bastvënie ilegale.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Fagioli po konsiderohet si aset i çmuar te “bianconerët”.

Fagioli ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë, por gazeta italiane ka shkruar të premten se Juventusi dëshiron që ta ketë 22-vjeçarin edhe për kohë më të gjatë.

Fagioli nuk do të mund të luajë për Juventusin për shkak të suspendimit. Por mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa është raportuar po ashtu se ai do të paguhet ani pse është i suspenduar.