Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mbetet pa Fagiolin

Skuadra e Juventusit ka mbetur pa mesfushorin Nicolo Fagioli, i cili ka mbyllur edicionin para kohe për shkak të lëndimit.

“Tuttosport” ka raportuar të premten se Fagioli do t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të krahut që e pësoi në ndeshjen e fundit.

Ai u dëmtua në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Sevillas, të cilën Juventusi e humbi 2:1 pas vazhdimeve, dhe u detyrua të largohet me barelë nga fusha në pjesën e dytë.

22-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira dhe do të jetë mungesë e madhe te Juventusi në tri xhirot e fundit në Serie A. Fagioli në 37 ndeshje të luajtura deri më tani, ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Artikuj të ngjashëm