Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paulinho i lumtur me mikpritjen e Barcelonës

Pas fitores së Barcelonës me rezultat 6-1 ndaj Eibar, fokusi është kthyer te paraqitja e mesfushorit Paulinho, i cili shkëlqeu në këtë ndeshje.

29 vjeçari i cili arriti të shënojë një gol dhe të asistojë në një tjetër, në fitoren ndaj Eibar, e vlerësoi pritjen që i është bërë në ‘Camp Nou’, sepse sipas tij kjo po i ndihmon në adaptimin e tij më të shpejtë te ‘Blaugranët’, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i lumtur me pritjen që më është bërë këtu, dhe mënyra më e mirë për të shpaguar këtë, është të luaj mirë dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave”, ka thënë Paulinho.

Shumë kritika janë hedhur në drejtim të brazilianit, pas një periudhe jo të suksesshme në Premier Ligë me Tottenhamin, dhe pas kalimit të tij në ekipin kinez, Guangzhou Evergrande, dhe Paulinho është shprehur i vendosur për të treguar cilësitë e tij te ‘Barça’.