Trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdez i është thënë që të fillojë të planifikojë që t’ia gjejë një vend në skuadër brazilianit Paulinho.
Mediet spanjolle raportojnë se teknikut spanjoll në një takim me krerët e “Blaugranave”, i është kërkuar që të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit te Evergrande të Guangzhou, transmeton Ksp.
Paulinho duket se është afër transferimit në “Camp Nou”, madje, thuhet se javën që vjen braziliani do t’i bashkohet Barcelonës në stërvitje.
Ndërkohë, edhe Neymar e ka ftuar bashkëkombësinë e tij që t’i bashkohet gjigantit spanjoll.
“Ai (Paulinho) do të mirëpritej me krah të hapura”, ka thënë Neymar.
Artikuj të ngjashëm