Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fillon bisedimet për transferimin e mesfushorit brazilian

Barcelona ka filluar bisedimet me klubin kinez Guangzhou Evergrande për transferimin e mundshëm të mesfushorit brazilian, Paulinho, raporton Goal.

Goal thotë se bisedimet janë në fazën fillestare, që mund ta rikthejnë brazilianin në Evropë pas tre sezoneve, transmeton Koha.net.

Pauolinho është pjesë e klubit kinez që tre sezone dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar dy liga dhe një Ligë të Kampionëve të Azisë.

Paulinho ishte pjesë e Tottenhamit më parë, ndërsa interesim për të në afatin kalimtar të janarit kishte shprehur edhe Bayern Munichu.

Mesfushori brazilian në 87 paraqitje ka shënuar 24 gola në fanellën e Guangzhou Evergrande.