Goli i Fabinhos në minutën e 62-të doli të jetë shumë i rëndësishëm për rikthimin e Liverpoolit në ndeshjen ndaj Villarrealit. Ai shënoi me goditje nga një pozitë e vështirë. Topi kaloi mes këmbëve të portierit dhe përfundoi në portë.
“Lojtarët e Villarrealit dhanë çdo gjë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ne kemi kontrolluar lojën. Kemi shënuar tre gola dhe kemi mundur të shënojmë të katërtin. Tani jemi në finale”, ka thënë Fabinho për BT Sport.
Ai ka folur edhe për golin.
“Në fillim kam menduar të pasoj, por kam menduar se Sadio është në ofsajd. Vendosa për goditje dhe mendoj se ishte opsioni më i mirë. Isha vërtetë i lumtur për golin”, ka shtuar Fabinho.