Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paul Pogba i është kthyer realitetit pas një vere të ëndrrave

Jose Mourinho nuk u desh të priste shumë për të pasur të drejtë.

Në mesin e stinorit të parë të Paul Pogbas pas kthimit te Manchester Unitedi, derisa pyetjet nisën të shtroheshin nëse performanca e francezit arsyeton shifrën prej 105 milionë eurosh të paguara për të në verën e vitit 2016, që ishte rekord i botës, trajneri i tij doli me një parashikim.

Ai tha se beson se së shpejti Pogba do të duket se është blerë lirë.

"Vera e ardhshme do të sjellë disa befasi në këtë nivel", tha Mourinho në atë kohë. Mourinho ishte i mendimit se Pogba do të humbiste statusin e futbollistit më të shtrenjtë në botë deri në fund të afatit kalimtar të verës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)