Manchester Unitedi është i vendosur që ta mbajë në skuadër, Paul Pogban edhe për disa vjet.
“The Athletic” shkruan se klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë francezit kontratë pesëvjeçare me pagë javore prej 400 mijë funtesh.
Ky vendim i klubit, vjen pas interesimi të madh të PSG-së që po planifikon ta marr Pogban në fund të sezonit si lojtar të lirë, pasi i skadon kontrata me klubin anglez.
Nëse Pogba e pranon ofertën e re, do të bëhej lojtari më i paguar tek Unitedi, duke e kaluar portierin David de Gea, që fiton 375 mijë funte në javë. Pogba është pjesë e Man Unitedi prej vitit 2016, kur u transferua nga Juventusi për 105 milionë euro.
Në fakt, Pogba ka qenë pjesë e Unitedit, por që ishte larguar drejt Juventusit ku kishte qëndruar për katër vjet, prej vitit 2012 deri më 2016.