Patriot Behrami është para një mundësie të artë në karrierën si boksier. Boksieri i ri të mërkurën (sot) përballet me Lorenzo Sotomayor, ndërsa me fitore eventuale e siguron të paktën medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Në Minsk tashmë janë fituar tri medalje nga sportistët kosovarë, përkatësisht nga xhudistet. Kështu është vazhduar tradita e fitimit të medaljeve vetëm nga xhudistët. Në Lojërat e para Evropiane medalje kishte fituar vetëm xhudoja, njëjtë si në Lojërat Olimpike në Rio, në Olimpiadën e të Rinjve të vitit të kaluar dhe në Lojërat Mesdhetare po ashtu të mbajtura vitin e kaluar. Në të gjitha ngjarjet shumësportëshe Kosova ka fituar medalje vetëm në xhudo, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBehrami e ka rastin e artë të ndryshojë këtë fakt. Ai të hënën mbrëma është bërë pjesë e tetë boksierëve më të mirë në kategorinë uelter (69 kg). Me fitore eventuale ndaj Sotomayorit, kalon në gjysmëfinale dhe kështu e siguron të paktën medaljen e bronztë dhe mbetet në garë për të artën apo të argjendtën.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)