Mesfushori i Romës, Javier Pastore, pritet të mungojë në udhëtimin te Bologna, por është duke punuar shumë që të jetë i gatshëm për derbin ndaj Lazios.
Argjentinasi është duke vuajtur nga një dëmtim në muskul, dhe nuk ishte pjesë e skuadrës në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit të mërkurën mbrëma, transmeton KTV.
Ish-futbollisti i Palermos pritet të jetë në formacion në “Derby della Capitale” kundër Lazios më 29 shtator.
Artikuj të ngjashëm