Javier Pastore është kthyer në stërvitje me skuadrën e Romës për herën e parë këtë sezon pasi pati një numër të madh të lëndimeve.
Ish-mesfushori i Palermos dhe Paris Saint-Germainit ka pasur probleme të mëdha në ijë që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Më pas është përballur edhe me shumë lëndime tjera.
Ai u operua në muajin gusht ndërsa sivjet për herën e parë, ka arritur që të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Pastore mund të jetë pjesë e skuadrës për herën e parë në një ndeshje të Serisë A në vitin 2021. Roma më 3 janar do të luajë kundër Sampdorias.
Artikuj të ngjashëm