Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka dhënë një asistim maestral të enjten në ndeshjen që skuadra e tij po e fiton ndaj Hackenit në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës.
Në një distancë të konsiderueshme, Xhaka ka harkuar për mrekulli duke gjetur në mënyrë fantastike Amine Adlin që realizoi për 2:0.
Goli i Adlit erdhi në minutën e 16-të. Paraprakisht shënoi Florian Wirtz.
Xhaka po shkëlqen në paraqitjet e para te Leverkuseni, që nga transferimi prej Arsenalit këtë verë. 31-vjeçari dhe “farmaceutikët” po kalojnë në formë të jashtëzakonshme duke i prirë tabelës në Bundesligë.