Pas vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka nisur të qarkullojë ideja që stadiumi i Prishtinës të mbajë emrin e tij.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke kujtuar Vokrrin ka thënë se stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij.
“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.
Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtarisht Stadiumi merr emrin “Fadil Vokrri”
-
Stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin “Fadil Vokrri”
-
Stadiumi i Prishtinës nga sot quhet “Fadil Vokrri”
-
“Fadil Vokrri” mezi po mirëmbahet, ndërsa Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja flasin për stadiumin e ri me 25 mijë ulëse
-
FFK-ja kërkon që stadiumi “Fadil Vokrri” të shpallet “interes nacional”