Pasi arriti në çerekfinale të Ligës së Evropës me rikthim të jashtëzakonshëm të rezultatit ndaj Qarabagut, Bayer Leverkuseni është kthyer në Bundesligë për ta ndjekur titullin e kampionit.
Leverkuseni me fitoren 3:2 me rikthim të rezultatit ndaj skuadrës së Azerbajxhanit, e vazhdoi serinë e 37 ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat.
Në fundjavë, të dielën nga ora 15:30, luan në udhëtim te Freiburgu në kuadër të xhiros së 26-të. Florent Muslija me Freiburgun nuk e patën të njëjtin sukses në Ligën e Evropës, pasi u mposhtën 5:0 në ndeshjen kthyese nga Ëest Hami në Angli.
Leverkuseni ka 67 pikë dhe zë pozitën e parë me 10 pikë më shumë se Bayern Munichu.
Stuttgarti është i treti më 53 pikë.
Vitin e kaluar, Bayern Munichu dhe Dortmundi e mbyllën kampionatin me 71 pikë në 34 ndeshje, kurse Bayerni e fitoi titullin pas goldallimit më të mirë.
Edhe
Bayernin e pret derbi në Leverkusen
Bavarezët luajnë në udhëtim te Darmstadti të shtunën nga ora 15:30, kurse Stuttgarti udhëton te Hoffenheimi, në ndeshjen që të shtunën e luan nga ora 18:30.
Ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Eintracht Frankfurtit, e mbyll këtë fundjavë të Bundesligës gjermane të dielën, në ndeshjen që nis në orën 17:30.