Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas pesë vjetësh te Bashkimi, Bajra kalon te Prishtina

Pas pesë vjetësh te Bashkimi si asistent dhe trajner i parë, Illmen Bajra ka nisur punën zyrtarisht te Sigal Prishtina.

Bajra, i cili edicionin e shkuar fitoi dy tituj kampioni te Bashkimi, si asistent te ekipi i meshkujve dhe trajner i parë te ekipi i femrave, në edicionin e ri do të jetë asistent i gjermanit Matthias Zollner.

Bajra dhe Andin Rashica do të punojnë përkrah Zollnerit, që tashmë ka filluar zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri.

Prishtina në muajin e ardhshëm do të luajë në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, garë që u paraqit edhe edicionin e shkuar.

Bajra nuk është i vetmi nga Bashkimi që iu bashkua Prishtinës gjatë kësaj vere, pasi edhe lojtarët Mikaile Tmushiq e Altin Morina do të bartin fanellën bardhekaltër.

Artikuj të ngjashëm