Edhe një yll tjetër i Barcelonës mund të bashkohet me PSG-në.
PSG-ja kishte transferuar në verën e kaluar Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro, kurse synon t’ia rrëmbejë edhe anësorin tjetër Ousmane Dembele.
Pas dështimit nga Arsenali dhe Unitedi për ta transferuar Dembelen, tani PSG-ja shihet si favorit për ta transferuar francezin e talentuar.
Thomas Tuchel beson se sulmuesi francez do të ishte përforcim fantastik për të arritur synimet e klubit.