Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas kthimit në Superligë, Ferizaj formon ekipin e futbollisteve

Klubi i Ferizajt është bërë edhe me ekip të futbollisteve.

Trajnere e Ferizajt është Festina Hoxha, ndërsa siç njofton Ferizaj, kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore.

“Së fundi klubi i femrave ka zhvilluar disa ndeshje miqësore po ashtu ka marrë pjesë në disa turne regjional, ku nuk munguan as çmimet për lojtare të dalluar nga klubi jonë. Nga tash e tutje FC Ferizaj U17 (femrat) fillojnë edhe garat e rregullta kampionale të organizuara nga FFK. Me punë dhe përkushtim arrijmë aty ku e kemi planifikuar”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.