Gerard Pique do të pushohet për takimin e së dielës ndaj Granadas, pas komenteve të tij të fundit rreth Real Madridit.
“Po i japim Piques pushim pasi është një lojtar vendimtar dhe ka luajtur shumë ndeshje. Duhet ta klonojmë Piquen, sepse të jep shuam gjëra në fushë”, është shprehur Luis Enrique, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPique më parë është fishkëllyer nga fansat e Spanjës për shkak të përkrahjes që i jep pavarësisë së Katalunisë, kurse këtë javë kishte kritikuar Real Madridin, gjë që kishte bërë të reagojë edhe mbrojtësin Sergio Ramos.
“Nuk më pëlqejnë vlerat që Real Madridi shfaq, edhe pse ka lojtarë aty që me të vërtetë i çmoj dhe i kam miq”, kishte thënë Pique ditë më parë.
? Luis Enrique: "We are giving Piqué a rest as he is a crucial player and has played a lot of football" #FCBlive pic.twitter.com/nzVGTiY8zv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 1, 2017