Skuadra e Juventusit po synon që gjatë verës të përforcohet me tre lojtarë të Chelseat për shkak të situatës së krijuar në klubin anglez.
“Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të premten se krahas Jorginhos, Juventusi po synon edhe Hakim ZIyechin e Christian Pulishiqin.
Bëhet e ditur se Juventusi po përgatit ofertat për tre futbollistët, që e kanë të ardhmen të pasigurt në “Stamford Bridge”.
Jorginho ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, Pulishiq deri në vitin 2024 ndërsa Ziyech deri në vitin 2025.