Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi mund të dënohet nga FA për shkak të festimit të golit me shqiponjë në sfidën e sotme ndaj Cardiffit, raporton Independent.
Ai këtë e bëri në drejtim të asistuesit Granit Xhaka, transmeton Koha.net.
“Sipas rregullores së Shoqatës së Futbollit ‘deklaratat’ politike në një ndeshje futbolli, dhe Mustafi mund të dënohet nëse konfirmohet se festimi i tij ka simbolikë politike”, raporton Independent.
Gjatë kësaj vere për të njëjtin festim ishte dënuar bashkëlojtari i tij Granit Xhaka, si dhe Xherdan Shaqiri që kishin festuar me shqiponjë pas shënimit të golave ndaj Serbisë në Botëror.
Shkodran Mustafi goal vs. Cardiff City. pic.twitter.com/5VXoisyDPG
— GRI TV (@GRI_TV) September 2, 2018
Artikuj të ngjashëm