Shkodran Mustafi është lojtari i fundit që bëri gjestin e shqiponjës me duar, pasi fitores së Arsenalit ndaj Cardiff. Gjest, i cili shkaktoi mjaft debat gjatë Kupës së Botës.
Granit Xhaka dhe Stefan Lichtsteiner si edhe Xherdan Shaqiri u gjobitën për gjestin e shqiponjës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.
“The Sun” në një artikull kushtuar pikërisht gjestit të shqiponjës, shkruan se si Graniti dhe Xherdani festuan ndaj Serbisë pikërisht me simbolin e origjinës së tyre shqiptare.
“Futbollistët i kryqëzuan duart e hapura, në mënyrë që të dukeshin si shqiponja, e ngjashme me atë të flamurit shqiptar”.
Edhe mbrojtësi shqiptaro-gjerman Shkodran Mustafi përsëriti gjestin e bërë prej tyre, për të festuar fitoren e Arsenalit.
Edhe
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
Por, pse ky gjest është kaq i diskutueshëm? FIFA është vënë nën presion nga Serbia për të akuzuar golashënuesit për bërjen e gjestit, teksa kërkojnë një pezullim me dy ndeshje të përcaktuara nga rregulloret e FIFA-s.
Shaqiri ka lindur në Kosovë (një ish-krahinë serbe e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008). Por, ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mbeten të tensionuara me shumë familje që zgjedhin të zhvendosen në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Zvicrën.
I pyetur pas ndeshjes, Shaqiri u shpreh: “Ju mund të shihni se çfarë kam bërë dhe çfarë mendoj është vetëm emocion, unë jam shumë i lumtur që e kam shënuar këtë gol, nuk ishte asgjë më shumë se kjo”.
Edhe Granit Xhaka deklaroi se: “Ishte për popullin tim, i cili gjithmonë më mbështeti. Për ata që nuk më kanë lënë pas dore, në atdheun tim, ku janë rrënjët e prindërve të mi. Këto ishin emocione krejtësisht të pastra”.
Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën 7,630 paund secili për gjestin e shqiponjës, të cilin FIFA e quajti “sjellje josportive” dhe jo “sjellje provokative” siç kërkoi federata serbe.
Kapiteni Stefan Lichtsteiner u gjobit gjithashtu me 3,824 paund , pasi festoi me gjestin e shqiponjës njësoj si Shaqiri.
Edhe
Serbia i dëbon për 10 vjet shtetasit zviceranë që bënë shqiponjën
Por, a do të gjobitet Shkodran Mustafi për gjestin? Mesa duket Mustafi “i ka shpëtuar” dënimit, pasi gjesti i Xhakës dhe Shaqirit në Kupën e Botës si një provokim ndaj tifozëve serbë, loja e Arsenalit në Cardiff nuk kishte konotacione politike.
{gallery}