Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga Federata e Anglisë për festimin me shqiponjë në golin ndaj Cardiffit.
Reprezentuesi gjerman shënoi golin e parë në fitoren e Arsenalit 3 me 2 në fundjavë dhe më pas festoi me shqiponjë, e që nxiti raportime se ka mundësi të dënohet për shkak të këtij simboli.
Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar për këtë simbol pas fitores ndaj Serbisë në Botëror, ndërsa Federata Angleze ka njoftuar se nuk do të ndërmarrë masa ndaj Mustafit
Artikuj të ngjashëm
-
Pas festimit me shqiponjë Mustafi rrezikon të dënohet
-
The Sun: A do të dënohet Mustafi për festimin simbolik me duar?
-
Gol shqiptar ndaj Cardiffit, Mustafi feston me shqiponjë
-
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
-
Xhaka është pishman që festoi me shqiponjën dykrerëshe kundër Serbisë