Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

FIFA mund të ndëshkojë Xhakën e Shaqirin me nga dy ndeshje mos-lojë

Me hapjen e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit pas festimit të tyre me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë, dyshja mund të ndëshkohet rëndë.

Federata Serbe e Futbollit është ankuar zyrtarisht në FIFA për festimin e tyre të cilin e ka quajtur “festim politik”, raporton Koha.net.

Me këtë rast, FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun.

Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje mos-lojë.

Kjo nënkupton se dyshja mund të mos paraqitet në ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, i bie të luajë ose me Meksikën ose me Gjermaninë.

FIFA ka nisur hetime edhe ndaj FSF-së për trazira nga turmat e fansave si dhe për shfaqjen e mesazheve politike dhe ofenduese nga fansat serbë.

Edhe FFK-ja përshëndet dënimin e FIFA-s për Serbinë Sport FFK-ja përshëndet dënimin e FIFA-s për Serbinë

Madje një hetim preliminar ka nisur edhe ndaj menaxherit të ekipit, Mladen Krstajiq, për deklarata të bëra pas ndeshjes me Zvicrën.

Megjithatë, siç shkruan “Telegraph”, gjasat për ndëshkimin e dyshes shqiptare të Zvicrës janë të vogla pasi që edhe Shqipëria edhe Kosova janë anëtarë të FIFA-s dhe flamujt e tyre shfaqen nëpër ndeshje ndërkombëtare.