Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Bayernit, edhe Liverpooli e Unitedi në garë për Gavin

Pas Bayern Munichut, në garë për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, kanë hyrë edhe dy gjigantët anglez, Liverpoli dhe Manchester Unitedi, raporton “Bild”.

18-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane të tentojnë transferimin e tij.

Nëse spanjolli nuk nënshkruan kontratë të re, atëherë në verën e vitit 2023 mund të largohet si lojtar i lirë.

Por, futbollisti dhe drejtuesit e Barcelonës janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar kontratën e re.

Te Barça janë të bindur se Gavi do të qëndrojë.

Mesfushori spanjoll ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në La Liga dhe vlerësohet lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Artikuj të ngjashëm