Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi pa marrëveshje për kontratën e re, Bayerni synon transferimin

Bayern Munichu po synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Gavi.

Siç raporton “Mundo Deportivo” të dielën, drejtuesit e klubit gjerman janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit te Barcelona.

Skuadra katalanase nuk ka mundur ta bindë talentin spanjoll për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe te gjiganti gjerman janë të gatshëm ta transferojnë gjatë verës.

Kontrata e 17-vjeçarit skadon në vitin 2023.

Spanjolli këtë edicion në 40 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.