Pas Paris Saint-Germainit, edhe Liverpooli është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Gavi, përcjell të hënën sajti “Sport”.
Bëhet e ditur se Liverpooli po e monitoron situatën e Gavit te Barcelona. 17-vjeçari ende nuk ka dhënë sinjal se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Barcelonën, përkundër që klubi tashmë i ka bërë ofertën.
Gavi ka kontratë me Barçën deri në vitin e ardhshëm, kurse po vlerësohet ndër mesfushorët më të talentuar në Evropë. Ai këtë edicion është promovuar në ekipin e parë dhe deri më tani ka regjistruar 39 paraqitje, duke shënuar dy gola e asistuar gjashtë herë. Gavi vitin e shkuar debutoi edhe te Spanja.