Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parma siguron Fernandesin

Manuel Fernandes pritet të jetë përforcimi i parë i ekipit nga Serie A, Parma për edicionin e ri, përcjellin mediumet italiane të martën.

Mesfushori portugez ka arritur marrëveshje me Parman dhe së shpejti pritet të firmos kontratën dyvjeçare, transmeton Koha Ditore.

33-vjeçari, te ekipi italian do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontratë me Lokomotivën e Moskës.

Fernandes ka shënuar katër gola dhe ka shtatë asistime në 29 ndeshje për ekipin rus, pjesë e të cilit është prej vitit 2014.

Ai karrierë ka bërë edhe te Beshiktashi, Valencia, Evertoni, Benfica e Portsmouthi. Gjithashtu ka edhe 15 ndeshje e tri gola të shënuara me Portugalinë.