Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pranë Fernandesit

Mesfushori Bruno Fernandes pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Cityt për edicionin e ardhshëm.

Gazeta portugeze "A Bola" ka shkruar të mërkurën se City ka arritur marrëveshje me Fernandesit dhe po negocion me Sportingun e Lisbonës që për lirimin e tij po kërkon rreth 80 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Fernandes 24-vjeçar, te City shihet si përforcim i madh, pasi këtë edicion po shkëlqen te ekipi portugez. Fernandes ka shënuar 28 gola dhe ka asistuar 16 herë në 49 ndeshje për Sportingun në të gjitha garat.

Ai me ekipin portugez ka kontratë deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë në Itali, te Sampdoria, Udinese e Novara. Fernandes ka edhe 11 ndeshje e një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Portugalisë.