Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parma në negociata me Balotellin

Sulmuesi Mario Balotelli pritet të kthehet në Serie A, te skuadra e Parmas për edicionin e ri. "Gazzetta dello Sport", ka njoftuar të martën se Parma tashmë ka nisur negociatat me Balotellin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë futbollist i lirë.

Mësohet se Balotelli ka kërkuar pagë vjetore prej katër milionë eurosh dhe gjasat janë të mëdha që ai të transferohet te Parma, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi në pjesën e dytë të edicionit të fundit ka qenë pjesë e Olympique Marseillet kurse në Ligue 1 ka shënuar tetë gola në 25 ndeshje.

Balotelli 28-vjeçar, karrierë ka bërë edhe te Nice, Liverpooli, Milani, Manchester City e Interi. Ka edhe 14 gola në 36 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.

Artikuj të ngjashëm