Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi siguron Mukielen

Paris Saint-Germaini ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Nordi Mukiele, ka njoftuar “Foot Mercato” të dielën.

Mësohet se Parisi tashmë ka arritur marrëveshje me Leipzigun për transferimin e 24-vjeçarit, të cilin do ta zyrtarizojë gjatë javës së ardhshme.

Mukiele te Parisi do të transferohet për 20 milionë euro dhe me ekipin francez do të firmosë kontratë pesëvjeçare. Ai ishte pjesë e Leipzigut prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Montepellieri dhe firmosi kontratë deri në verën e vitit 2023. Mukiele ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.