Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mukiele prezantohet te PSG-ja

Mbrojtësi Nordi Mukiele është përforcimi më i ri i kampionit të Francës, Paris Saint-Germainit. Mukiele është zyrtarizuar të martën te PSG-ja, ekip të cilit iu bashkua nga Salzburgu i Gjermanisë.

Për transferimin e 24-vjeçarit, Parisi ka paguar dhjetë milionë euro plus bonuset. Mukiele me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Mukiele ishte pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Montpellieri. Ai ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.