Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mukiele, objektiv i Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, po mendon që ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se trajneri gjerman po dëshiron ta ketë në skuadër mbrojtësin francez, Nordi Mukiele, i cili është pjesë e Leipzigut.

24-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023. Vlera e tij aktuale në treg është rreth 25 milionë euro.

Në 18 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Mukiele ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.