Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi ofron Verrattin në shkëmbim për Pjaniqin

Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta ofroj mesfushorin italian Marco Verratti në shkëmbim për Miralem Pjaniqin e Juventusit, shkruan “Tuttosport”.

Parisi është duke menduar që në postin e kryetrajnerit ta sjellë Massimiliano Allegrin. Në rast se merr Allegri drejtimin atëherë ai dëshiron që të bashkohet me Pjaniqin.

Parisi është i gatshëm të sakrifikojë Verrattin për këtë. Por, vet Pjaniq ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet Barcelonës.